TIRANË -Një bankë e nivelit të dytë u sulmua mesditën e sotme nga dy persona të armatosur secili me nga një pistoletë, duke marrë nga arkat e bankës një shumë të konsiderueshme parash e cila ende nuk është saktësuar nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në rrugën e kavajës, kur dy persona të armatosur sulmuan dhe neutralizuan rojen në hyrje të filialit të bankës dhe më pas iu afruan arkës, duke marrë paratë ndodheshin aty.
Burime nga banka thanë për A1 Report, se shuma e grabitur mund të shkonte në rreth 500 mijë lekë të reja. Ndërkaq policia nga ana e saj tha se shuma e grabitur mund të jetë në rreth 1 milionë lekë të reja.
Autorët pas grabitjes kaluan në anën tjetër të rrugës dhe në këmbë iu drejtuan qendrës së kryeqytetit për t’u fshehur më pas në rrugica të zonës.
Nga informacionet e marra nga policia është mësuar se grabitësit, kanë qenë dy persona me bluze me kapuç dhe me syze. Një prej tyre sipas pamjeve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve, ka qenë më një bluzë ngjyrë kafe me një çantë krahu.
Policia veç këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe marrjes së dëshmive të ndryshme të punonjësve të bankës, mori pamjet e kamerave së bankës si dhe të një banese aty pranë ku kanë kaluar personat. Dyshimet e policisë janë se personat mund të jenë grabitës shëtitës ndërsa kërkimet dhe verifikimet e policisë janë përqendruar mbi disa persona.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO