TIRANE – Dy persona të armatosur kanë grabitur një tjetër pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit Dinamo, mësohet nga burime policore. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë arritur t’i marrin viktimës një çantë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja me një motorr.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima e sulmit ka zbritur nga pallati ku banon në rrugën "Zef Jubani".
Sapo është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, policia ka filluar menjëherë të ndjekë dy personat në rrugicat e zonës në fjalë. Ajo ka arritur të godasë motorrin me targë 887 A, por dy autorët e ngjarjes kanë arritur të largohen në këmbë, saktësuan të njëjtat burime.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tyre dhe ka nisur operacionet për t’i ndaluar ata. Gjithashtu, personi i grabitur po merret në pyetje për të zbardhur detaje të tjera të ngjarjes.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com