TIRANË - Rreth orës 23:30 në ambientet e tregut pranë ish Uzinës Dinamo ka ndodhur një grabitje me arme. Personi i grabitur është pronari i një ruloje i cilin u plagos gjatë grabitjes. I plagosuri pretendon se grabitësit i kanë marrë një milion lekë të vjetra.
Dyshohet se autorët e grabitjes janë dy të rinj të cilët pas krimit janë larguar në drejtim të paditur. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shuma të policisë së komisariatit numër katër dhe oficerë të krimeve ndaj jetës.
Sipas policisë ngjarja është denoncuar nga vetë i dëmtuari i cili po merret në pyetje për sqarimin e ngjarjes. Burime pranë policisë bëjnë të ditur se po bëhen verifikime por të vërtetuar pretendimet e të dëmtuarit.
(bm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com