TIRANË - Një granatë lodër ka alarmuar policinë mesditën e sotme. Sipas të dhënave pronari i një është dyqani veshjesh në Tiranë ka telefonuar policinë për mjetin shpërthyes. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë njoftuar nga një telefonatë për këtë ngjarje dhe menjehërë kanë mbërritur aty patrullat e Komisatit numër 2.

Pas mbërritjes së uniformave blu dhe bërjes së hetimit, forcat policore kanë arritur në përfundimin se, ishte një granatë lodër. Hetimet janë duke u bërë nëse ajo ishte lënë qëllimisht aty për alarm apo është harruar.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)