TIRANE- Një 30-vjeçare nga Tirana ka denoncuar bashkëshortin e saj, me akuzën se po e shfrytëzonte për prostitucion. Pas denoncimit të shtetases A.Matraku, nënë e një fëmije të vogël, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Oriol Matrakun.
Mësohet se 30-vjeçarja, A.Matraku është vendosur tek shtëpia e prindërve pas denoncimit, bashkë me djalin e vogël.
Hetimi për ngjarjen ka nisur pas denoncimit të kryer në Komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa dosja i ka kaluar për shqyrtim skuadrës së Antritrafiqeve dhe Prokurorisë së Tiranës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com