Tiranë/ Hodhi molotov në protestën e fundit para bashkisë, ndalohet 29 vjeçari (EMRI)
Një 29 vjeçar është ndaluar nga policia për shkak se ka hedhur molotov protestën e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
TIRANË – Një 29 vjeçar është ndaluar nga policia pasi ka lidhje me aktet e dhunshme në protestën e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës.
Juljan Alla, 29 vjeç banues në Tiranë në protestën e 21 qershorit dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse, molotov drejt godinës së bashkisë.
Ai akuzohet për disa vepra penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e premte, më datë 21.06.2024, përpara bashkisë Tiranë, ndaluan shtetasin J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".', thuhet në njoftimin e policisë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
PAMJE/ U ndalua nga policia, momenti kur militanti i Berishës hedh molotov drejt bashkisë së Tiranës
Report Tv ka siguruar pamjet kur militanti i Berishës hedh molotov drejt Bashkisë së Tiranës.
Juljan Alla, 29 vjeç është ndaluar nga policia për hedhjen e molotovëve në protestën e fundit para bashkisë më 21 qershor.
Nga pamjet duket që militanti hedh disa herë lëndën plasëse drejt godinës.
Mereni mor qelbësirën e futeni në burg se duke u lën i lir qelb dynjan nga pislliku.
Përgjigjumos u habisni pas 24 oresh e lirojn
Përgjigju