TIRANË- Një 15-vjeçare është gjendur në një situatë të vështirë, ku nëpërmjet presionit psikologjik, një 24 vjeçar i ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Bëhet fjalë për rreth 20 mijë lekë. Për këtë arsye mësohet se si riu i identifikuar me inicialet E.Z., është vënë në prangat e policisë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare”, njofton Policia.