TIRANË- Një efektiv i Gardës ka rënë në pranga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka përplasur 3 makina të parkuara dhe është larguar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të 30 prillit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Inspektori A.LL., rezulton se ka qenë në gjendje të dehur. Pasi është arrestuar është dërguar në komisariatin numër 4, ku i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.
Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton AMP.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale "Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit" dhe "Largim nga vendi aksidentit".
Shteti me lajme te fuqishme, tregon sa rende eshte niveli i gardes dhe policise sikur si dime ne, por eshte turp ta marrin vesh te gjithe te pakten mos te dalin neper media, se dihet qe jane pa arsim e pa trajnim Dhe per mos te thene per pagesat qesharake! Sidoqofte kurre se kam kuptuar si nje ordiner i pa paguar mire Pin raki dhe alkole ndryshem me shume se sa nje qe ka lek, Nderkohe familja mezi pret ate rrogen simbolike te prindit , ky i ben leket raki e qofte. Bravo llaka
Përgjigju