TIRANE - Një i moshuar në gjendje të dehur ka tentuar vetëvrasjen pranë ish-këndit të lojërave "7 xhuxhat" te Rruga e Elbasanit. I moshuari, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka prerë me thikë damarët e njërës dorë.  

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket i moshuari i gjakosur, në pritje të mbërritjes së autoambulancës. I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:
Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e "Elbasanit", dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka orer dameret e njeres dore me thike.

Shtetasi F.S eshte transportuar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nga kontrolli fizik i bere nga policia ju gjet ne xhep thika me te cilen ka prere damaret e dores. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

 

l.q/Shqiptarja.com