TIRANË-  50- vjeçari Përparim Kovaci është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.

Kovaci rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës  me 11 vite burg për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 10 muaj e 18 ditë burg.

Ai u kap në zonën e  “Komunës së Parisit” dhe më  pas u dërgua në qeli.