Tiranë, i dënuari për vrasje kapet
me arsenal armësh/EMRI-FOTO

Tiranë, i dënuari për vrasje kapet<br />me arsenal armësh/EMRI-FOTO<br /><br>
TIRANE - Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të dënuar më parë për vrasje, pasi i janë gjetur arsenal armësh. Gjatë operacionit policor “Përsëritësi”, në pranga ka rënë. Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: "Vrasja me dashje", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".

Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.

Sa i takon dy maskave të gjetura në shtëpi, bashkëshortja e të arrestuarit ka telefonuar në redaksinë e Report Tv dhe pretendon se maskat e publikuara nga policia i ka blerë ajo vetë në një Qendër Tregtare për festën e Halloween-it. Lidhur me armën pistoletë në banesë, gruaja thotë se Eduart Dushku e mbante për shkak të një hasmërie brenda fisit, për një vrasje të ndodhur disa vite më parë, krim për të cilin ai është dënuar. 

maska pistolete per brenda lajmit
(Pistoleta dhe fishekët e sekuestruar)

maska pistolete per brenda lajmit
(Maskat e sekuestruara)

Njoftimi i policisë së Tiranës: 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", i shtetasit:
• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: "Vrasja me dashje", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë e tipit "TT" model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike "Kallashnikov" 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model "Makarov",
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit "IPhone 7" me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit "Samsung S7" me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit "IPhone 8" me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg", për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr", duke e zëvendësuar me masën e sigurisë "Arrest shtëpie".
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie".

Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t'i kalojnë Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit" të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal. 
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: "Dëmtime të tjera me dashje", “Shkatërrimi i pronës”, "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtja pa leje", “Dhunë në familje” ,"Kallëzim të rremë", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja