Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesë iu gjetën fara lëndë narkotike dhe municione luftarake.
Policia e kryeqytetit bën me dije se në pranga ka rënë Artan Raska.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën "Korabi", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
- Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës132 gramë.
- 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.
- 5 kapsolla detonatore.
- 7 fishekë luftarakë model 56.
- 3 karikatorë automatiku model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com