Tiranë/ I morën 30 mijë € një qytetari duke e mashtruar se do i regjistronin një pronë, arrestohet çifti dhe vajza e tyre, pranga dhe punonjëses së bankës

TIRANË- Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë.

Në pranga kanë rënë çifti i bashkëshortëve, vajza e tyre të tre banues në Pogradec si dhe një 31 vjeçare punonjëse e një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Procesi, që në fakt ishte një mashtrim, zgjati për vite, e qytetarit, i cili ende nuk e kishte pronën në emrin e tij i lindën dyshime, duke shkuar drejt bashkëpunimit me policinë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente. Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000, këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar, të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S..
 

Operacionin policor e koduan “Utopia”. Efektivët organizuan takimin për dhënien e 30 mijë eurove dhe kapën flagrancë teksa i morën paratë qytetarit, anëtarët e familjes, kryefamiljarin 73-vjeçar, gruan 68 vjeç dhe vajzën e tyre 48-vjeçare.

Ndërsa 31 vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore, rezulton të jetë punonjëse e një banke të nivelit të dytë dhe dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka kaluar në llogarinë e vet një shumë parash të qytetarit të mashtruar, shumë të cilën ua ka dorëzuar 68 vjeçares I.S dhe vajzës së saj R.S.

Përveç 30 mijë eurove, policia sekuestroi edhe 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që pritet t’i shërbejnë hetimit dhe zbulimit të të gjithë personave të përfshirë në këtë rast. Familja dhe punonjësja e bankës do të hetohen për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

Të arrestuar janë 
I. S., 73 vjeç burri - banues në Pogradec
Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortja e tij - banues në Pogradec
R. S., 48 vjeçe vajza e çiftit - banues në Pogradec
E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania