Më 1 tetor 2013, shtetasja L.A, 35 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banuese në Tiranë, kë bërë kallëzim në polici ndaj Fahrije Kolajt, pasi sipas saj 44-vjeçarja i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 2 900 euro pranë Nënstacionit elektrik.
Forcat e seksionit kundër krimit ekonomik e financiar, kanë bërë të mundur arrestimin e 44-vjeçares paraditen e djeshme, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Mbi 44-vjeçaren, Fahrije Kolaj, rrëndon akuza e “vjedhjes me anë të mashtrimit”, sipas nenit 143 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)