Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur “Nesharaku”, pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësor 76 vjeçar. Report tv sjell pamjet kur i moshuari ndodhet në tokë, ndërsa jo vetëm shoferi që nuk e ndihmon, pasi u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, por për fat të keq askush nga qytetarët nuk i afrohet për të ndihmuar.
Mjetet nuk e ndalojnë qarkullimin, ndërsa i moshuari ka qëndruar i shtrirë në mes të rrugës deri sa ka ardhur një ambulancë. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Fatmirësisht goditja nuk ka qenë e madhe dhe 76 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka ndaluar shoferin i cili është shoqëruar për t’u pyetur më tej për ngjarjen.
-
Po ti mor moter q,,, qe ke ber videon pse nuk ke ndaluar apo ti ishe i zen me tel ne dor
Përgjigju -
Bo Booooo si ka mundesi qe kalon aautobuzi edhe ky tipi me makine edhe nuk ndalojn ti japin ndihmen e pare por jo shum te pakten uje. Po sikur ti ishte njeriu i afert i ketyre si do ja benin keta? do iknin prap se prap. Shtet plehr edhe njerez plera keta jeni.
Përgjigju -
e tmerrshme!!!! Ja krenaria shqiptarit qe ju q.r
Përgjigju -
Ja pra ku ka arrite degjenerimi dhe pisllilu i popullit shqiptar kalon autobuzi afert te aksidenturit nuk ndalon ti shpetoj jeten...no coment plehra
Përgjigju -
Po ky robshi qe ju dergoi videon pse nuk u ndal
Përgjigju









Komente
Komento