Në prangat e policisë ka rënë Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, pasi në rrugën "5 Maji", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë i konstatohet dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike si dhe i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik", "Vjedhje e energjisë elektrike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 84, 236, 137 dhe 247 të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com