Shpërthimi i tritolit në servisin e celularëve në Yzberisht, dyshohet për shkak të konkurrencës, pronari: S'kam konflikte me njeri! Kamerat e sigurisë filmuan të riun duke vënë lëndën plasëse

Shpërthimi i tritolit në servisin e celularëve në Yzberisht, dyshohet për shkak të konkurrencës, pronari: S'kam konflikte me njeri! Kamerat e sigurisë filmuan të riun duke vënë lëndën plasëse

Servisi ku ndodhi shpërthimi

Një sasi tritoli, i vënë në derën e një servisi celularësh, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, në rrugën "Thoma Koxhaj".

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Servisi ishte në pronësi të Olsi Isufit, ndërsa dyshime hetimet janë përqendruar te konfliktet për shkaqe konkurrence. Në Polici, Isufi ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk e di kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tij.

Kamerat e biznesit kanë filmuar një të ri në momentin kur vë sasinë e tritolit prej 50 gramësh, por nuk dallohet qartë identiteti pasi ka qenë i mbuluar mirë.

Janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën, për të bërë të mundur identifikimin. Dyshohet që shpërthimi të jetë paralajmërim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha