TIRANE – Dy punëtorë kanë gjetur vdekjen pasi i ka zënë një masë e madhe dheu, teksa po punonin me ekskavator për të hapur një kanal kullues në tokën e njërit prej viktimave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Berzhitë, pranë kilometrit të 29, ndërkohë që viktimat kanë mbetur përreth 1 orë e gjysmë nën dhe.
Nga informacionet e marra deri më tani, mësohet se viktimat janë shtetasit Islam Lika dhe Kujtim Çakri, nga fshati Lukë në periferi të Tiranës, pranë komunës Bërzhitë.
Në një lidhje telefonike për A1 Report!, nënkryetari i komunës Bërzhitë, Riza Avdia, njoftoi se dy punëtorët po punonin për llogari të tyre në tokën e Kujtim Çakrit, ndërsa Ismail Lika gjendej për ta ndihmuar në hapjen e kanalit kullues, punimet e të cilit i kishin filluar një ditë më parë.
Sipas zotit Avdia, pasi kanë përfunduar me hapjen e kanalit 2 metra të thellë, punëtorët janë futur brenda për ta kontrolluar, ndërsa dheu i ka zënë brenda.
Dy orë pas aksidentit tragjik që i mori jetën 2 personave, policia ende nuk kishte mbërritur në vendngjarje.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com