TIRANË - Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, u arrestua nga policia ditën e sotme (10 tetor).
Arjan Prenga akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person me iniciale A.N. kanë vrarë shtetasin me iniciale E.J.
Prenga ka qenë i dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës.
"Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J." - njofton policia.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Hajde gjykate hajde, 6.8 vite per vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim!!!! A ka kontrolle ministrie per kto denime apo vk se shqipni hesapi. 3 qese bar mer 4 vjet, vrasje 6.8 edhe ne bashkepunim
Përgjigju