Një i paraburgosur tek IEVP Jordan Misja ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak, pasditen e sotme në ambientet e paraburgimit.
Siç bëhet me dije Myrtaj kishte dalë në zonën e ajrimit rreth orës 17:00 ku humbi ndjenjat dhe u shoqërua me urgjencë në QSUT.
Në 17:58 pas ndërhyrjes së mjekëve i paraburgosur humbi jetën në QSUT. Ai ishte arrestuar në 17 korrik të këtij viti për kultivim narkotikësh.
'Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT. Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrstuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.', thuhet në njoftimin e policisë.