Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Varosh, Ndroq për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Report Tv raporton se bëhet fjalë për Jashar Hysa, të cilit i është gjendur dhe sekuestruar pas një kontrolli në banesë një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë.
Në ngarkim të personit të lartpërmendur, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.