TIRANË-Policia ka arrestuar administratorin e një lokali në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan disa doza kokainë. I arrestuari është Orial Peçi 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e tij në rrugën “Pashko Vaso” në Bllok, Peçit i janë gjetur 7 doza kokainë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, pasi nuk kanë treguar për kokainën; E. B. 24 vjeç dhe A. Ç. 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Orial Peci
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal.
Kokaina e sekuestruar