Tiranë,iu gjet një pushkë e një
automatik, në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçarë, i identifikuar nga policia si Edmond Memaga është arrestuar ditën e sotmë në Tiranë pasi iu sekuestruan dy armë luftarake dhe municion.

Sipas policisë Memaga kishte si qëllim kalimin e tyre në shtrin fqinjë greqi. Arrestimi i tij u bë në një rrugë të fshatit Petrelë ku gjatë kontrollit policia i gjeti: një pushkë model 56, një automatik model 56, 2 krehëra fishekësh dhe 150 copë fishek model 56.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 480 copë fishek model 56, 125 copë fishek të tjerë dhe 3 thika.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepren penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe " Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Tagan".

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Sekuestrohen dy armë luftarake dhe municion, konkretisht:

një automatik model 56,

një pushkë model 56,

3 armë të ftohta (thika)

755 copë fishekë si dhe dy krehëra.

Specialistet e Seksionit Kundër Trafiqeve te Paligjshme në kuadër të operacionit "Tagan" arrestuan në flagrancë shtetasin :

• Edmond Memaga, 45 vjeç, në fshatin Tagan Petrelë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte armë e municone në një rrugë të fshatit Petrelë, menjëherë kanë ndërhyrë sherbimet e Policisë ku gjatë kontrollit fizik, ju gjetën dhe sekuestruan një pushkë model 56, një automatik model 56, 2 krehëra fishekësh dhe 150 copë fishek model 56, për të cilat kishte qëllim kalimin në shtetin grek.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 480 copë fishek model 56, 125 copë fishek të tjerë dhe 3 thika.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepren penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe " Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar në Nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal

[gallery]24594[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio