TIRANE - Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” (QSUT), Sajmir Ivziku, dha dorëheqjen nga ky post gjatë ditës së sotme.

Lajmi vjen i konfirmuar nga burime brenda QSUT-së, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij vendimi.


Ivizi, prej dy vjetësh ka qenë në krye të QSUT-së, ndërkohë që nuk dihet se kush do të jetë personi që do ta zëvendësojë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)