Tiranë, jetimi 13-vjeçar 3 ditë
i humbur, alarmohet policia
Është zhdukur një fëmijë i jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë, që prej datës 17 qershor. Prej disa ditësh kërkime, ende asnjë rezultat. Ka dyshime se fëmija mund të jetë rrëmbyer. Maringleni është i biri i Manushaqe Çelikut, viktimës së vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj në Orikum të Vlorës. (Në foto: Mariglen Çeliku).
TIRANË - Është zhdukur një fëmijë i jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë. Pikërisht që prej datës 17 qershor rezulton i larguar nga shtëpia e fëmijës, Mariglen Çeliku, 13 vjeç, nga Librazhdi. Denoncimi është bërë nga stafi i jetimores, ndërkohë që policia gjendet në alarm për gjetjen e fëmijës, i cili është larguar edhe herë të tjera. Prej disa ditësh kërkime nuk ka ende asnjë rezultat. Ekzistojnë dyshimet se fëmija mund të jetë rrëmbyer.
Mariglen Çelikut, 6 muaj më parë njerku i vrau të ëmën shtatzënë me sëpatë, në masakrën e bujshme të Orikumit. Tashmë uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij dhe po merret në pyetje stafi i jetimores. Ky i fundit është me shpresën se Marigleni mund të kthehet nga çasti në çast, pasi, sipas tyre "nuk është hera e parë që ai largohet'. Sipas stafit, "13-vjeçari shprehej se
nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura".
Ndërkohë një foto e fëmijës është vendosur në të gjitha pikat kufitare. Ndërsa policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion. Ajo bën thirrje, se kush e ka parë fëmijën të telefonojë në nr.129. Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë i humbjes së fëmijëve. Rasti tjetër është shënuar në Korçë, ku ka humbur një fëmijë 17 vjeç.
MARINGLENI, JETIMI I TRAGJEDISË SË ORIKUMITMaringleni është i biri i Manushaqe Çelikut, 34 vjeçe, gruas fatkeqe të vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, në Orikum të Vlorës në 10 dhjetor 2012. Shpëtim Çeliku e vrau bashkëshorten me sëpatë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe fjeti me të dy ditë pas masakrës. Ngjarje kjo, e cila tronditi mbarë opinionin shqiptar. Maringleni u shpreh se e mësoi ngjarjen nga televizori, pasi prej dhunës së Shpëtimit kishte ikur dhe herë të tjera nga shtëpia dhe endej rrugëve të Tiranës.
ARRATITË E TJERA TË MARINGLENIT Shpëtimi ishte njerku i Mariglenit, dhe siç tregon ky i fundit në një rrëfim të tij për mediat pas ngjarjes, "njerku ushtronte dhunë sistematike ndaj tij duke e detyruar të largohej nga shtëpia pak muaj para se të ndodhte ngjarja e rëndë". Në arratitë e tij, Marigleni endej rrugëve të Tiranës dhe është parë në zonën e Kinostudios, ku ndihmohej nga banorët dhe bizneset sa për të mbajtur frymën gjallë, e flinte poshtë shkallëve të një pallati shumëkatësh në afërsi të stacionit të autobusëve të kësaj zone. Sipas dëshmisë së Maringlenit për mediat, rajonet e policisë e kishin kontaktuar disa herë, por sërish e kishin lënë të lirë pa e referuar në institucionet sociale. Më në fund ishte sensibilizimi i mediave ai që bëri që Maringleni të sistemohej në shtëpinë e fëmijëve "Zyber Hallulli" në Tiranë. “Dëshira ime më e madhe; të bashkohem me dy motrat e tjera”, thoshte Maringleni pas vdekjes së nënës së tij, kohë kur dy motrat e tij të vogla u sistemuan në fshatin SOS.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02