Tirane, ju flet Radio Kina!

Tirane, ju flet Radio Kina!
TIRANE - Radio e Jashtme e Kinës nisi këto ditë transmetimet eksperimentale në FM në Shqipëri, në frekuencën 106 Megaherc.

Pas 1 korrikut 2013, kur do të nisin zyrtarisht transmetimet e kësaj radioje, do të ofrohet një program i përditshëm 18 orësh, me lajme të ndryshme nga Kina, rubrika të larmishme dhe muzikë të përzgjedhur enkas.

Programet do të prezantohen në gjuhën shqipe, ndërsa radiostacioni me qendër në Tiranë, do të mund të dëgjohet nga 1/3-ta e popullsisë së Shqipërisë.

"Shpresoj që nëpërmjet radios sonë dëgjuesit në Shqipëri do të njihen më shumë me Kinën, me zhvillimet e fundit, jetën këtu; do të kenë mundësi të mësojnë edhe gjuhën kineze falë rubrikave të posaçme, ndërsa do të shijojnë edhe muzikën më të fundit nga Kina, Azia, por edhe mbarë bota.

Me anë të kësaj radioje, ne duam të bëhemi pjesë e të përditshmes së shqiptarëve", tha shefja e seksionit shqip të CRI-së, Qu Ning.

Nisja e transmetimeve në FM në Shqipëri, u bë në të njëjtën kohë me hapjen e radiostacioneve në Tbilisi të Gjerorgjisë e në Aman të Jordanisë. Kështu, shkon në 90-të numri i stacioneve FM, që CRI ka në të gjithë botën, ndërsa numri i gjuhëve në të cilat transmeton është 64.

Shkrimi u botua sot në
Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat