Një 30-vjeçar nga Tirana ka bërë kallëzim të rremë në policinë e shtetit, më pas është proceduar penalisht ku akuzohet për veprën"Kallëzim të rremë".
Njoftimi i rremë nga K.T, është bërë gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli në stadiumin “Skënder Halili”.
Policia në njoftimin e shpërndarë thotë se personi i proceduar ka njoftuar se në momentin e ndeshjen disa persona në stadium janë konfliktuar fizikisht, por informacioni ka rezultuar tërësisht i rremë.
Mësohet se 30-vjeçari i arrestuar ka qenë me precedent të mëparshëm penal.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Tiranë
Bënë njoftim të rremë në organet e policisë.
Procedohet penalisht 30 vjeçari.
Shërbimet e Policisë Tiranë kanë proceduar penalisht shtetasin :
- K.T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit në stadiumin "Skënder Halili", ky shtetas ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë, duke njoftuar në numrin 112 për konflikt fizik të ndodhur mes tifozave gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Njoftim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com










