Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:11 në zonën e Brrylit në Tiranë. Mësohet se një person me inicialet P.H, 60 vjeç i cili po lëviste me biçikletë është goditur nga një kamion me drejtues një 44-vjeçar me inicialet G.K.

Sipas policisë 60-vjeçari mbi biçikletë ka humbur jetën. Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje mbi ngjarjen, ndërsa policia ndodhte në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak

Sot në datë 10.11. 2017, ora 10:25, në bulevardin Bajram Curri, në afëri të Brrylit, një automjet me targë AA426PL, me drejtues shtetasin G.K., 44 vjeç, ka aksidentuar me vdekje një shtetas P.H., rreth 60 vjeç.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

aksident tirane

aksident tirane

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com