Tiranë, kapen 2 persona me mijëra
franga, euro, kokainë e fara kanabisi

TIRANE-Policia ka arrestuar dy persona, njëri është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar mijëra franga, euro, kokainë dhe fara kanabisi.

Në Rrugën “Hoxha Tasim” është ndalur për kontroll Gentian Kalemi 37 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në brendësi të mjetit të tij tip “Audi” u gjet një dozë kokainë.

Por më pas në shtëpi, Kalemit i janë gjetur dhe sekuestruar 90.2 gramë fara Sattiva dhe 36440 Franga, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.

Në një tjetër operacion në Rrugën “Sami Frashëri” është ndaluar J. B., 25 vjeç nga Korça, ndërsa në makinë kishte dhe Ahdi Zeqollari pasagjer.

Por, pasi ka parë policinë, drejtuesi është larguar  duke braktisur makinën. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.

Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë heroinë.

[gallery]24570[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen