Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur kasafortën e një firme private në rrugën "Dritan Hoxha".
Të arrestuarit mëngjesin e ditës së djeshme kanë marrë kasafortën në pronësi të pronarit firmës me inicialet A.N. duke grabitur 200.000 lekë, 400 paund dhe 245 euro.
Të arrestuarit janë Florjand Lika 21 vjeç, i dënuar më parë, Sabri Çoku 21 vjeç dhe Hazret Zmakaj 18 vjeç, të tre banues në Tiranë .
Në momentin e arrestimit, autorëve u janë sekuestruar 100.000 lekë, 610 euro, një automjet i tipit "Ford", aparate celulare dhe disa vegla pune, të cilat përdoreshin për grabitjen.
Nga hetimet ka rezultuar se tre personat e arrestuar janë autorë të vjedhjes tek kompleksi Malajzian në 15 Korrik, ku u thye edhe u grabit zyra e shtetasit me inicialet I. D., ku kanë marrë një kompjuter dhe 140 euro.

d.ba/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com