Nxënësi “gjobit” drejtorin e shkollës së mesme të kombinatit, i kërkon 20 mijë lekë dhe disa steka cigaresh, për të mos e vrarë.
Një vit më parë, bashkë me një shok kishin shkatërruar veturën drejtorit të shkollës, ndërsa më pas prindërit e nxënësve kishin riparuar automjetin.
Dyshimet e policisë janë se gjobëvënia e nxënësve ndaj drejtorit të Shkollës “Myslym Keta”, ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për paratë e paguara nga prindërit për riparimin e automjetit.
A. XH, 16 vjeç, banues në Sharrë, u arrestua mbrëmjen e të mërkurës nga komisariati i policisë nr.6, me akuzën e shtrëngimit me dhunë për dhënie pasurie.
Sipas policisë adoleshenti u arrestua flagrancë në orën pranë shkollës 9 vjeçare “Shyqyri Peza” Kombinat. Ai u kap në momentin që po merrte shumën e 20 mijë lekëve, në formën e kërcënimit (gjobvënies) nga R. M, 55 vjec, banues në Vaqarr të Tiranës, drejtor i Shkollës “Myslym Keta”.
Ndërkaq në cilësinë e provës materiale hetuesit i sekuestruan dy celularë të arrestuarit.
Ai tashmë pritet të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda, kompetencë e së cilës është edhe krimi i kërcënimit me dhunë për dhënie pasurie.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com