TIRANE – Vihet në pranga 19-vjeçari, i cili një muaj më parë goditi me motor një polic në postbllokun e ngritur për kapjen e tij. Zhenklaudjo Sallaku u arrestua në rrugën Siri Kodra, pasi më 29 mars të këtij viti plagosi duke përplasur me motor policin rrugor R.Dogjani, ndërsa ndiqej për një tentativë grabitjeje.
Ngjarja u shënua në postbllokun e ngritur në rrugën “Luigj Gurakuqi” në sheshin “Avni Rustemi” në kryqytet, ku Zhenklaudjo Sallaku sëbashku me një të ri tjetër, i cili u vu në pranga vetëm një ditë më pas, goditën me motor policin i cili tentoi t’i kapë.

(Vendi ku u përpas efektivi i policisë pranë sheshit "Avni Rustemi")
Dy të rinjtë ndiqeshin nga unifmrat blu pasi tentuan të grabisin dy gra që sapo kishin dalë nga një dyqan në zonën e ish-Bllokut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, arrestohet një nga të rinjtë që përplasën me motorr policin më 29 Mars