Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “Panorama” në kryeqytet, ku persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një “Volswageni”.Mësohet se makina është në pronësi të një avokateje me iniciale A.Z, 42 vjeç, ndërsa raportohet se gjatë kontrollit është sekuestruar një sasi lënde eksplozive dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.
/Shqiptarja.com
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Më datë 19.10.2017, në rrugën “Panorama”, shtetases A.Z, vjeç 42, banuese në Tiranë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Volsvagen”, ku brenda në mjet, u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një letër me shkrim kërcënues dhe një kallëp i dyshuar lëndë eksplozive. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278/5 të Kodit Penal.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com




