Një person kërcënoi të hidhej nga shtylla e tensionit të lartë në zonën e Kasharit, në Tiranë, këtë të martë, ndërsa pas negociatave të policisë dhe familjes, ai ka zbritur nga lartësia.

Sipas policisë bëhet fjalë për Mustafa Plakun, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës. Ai kishte udhëtuar nga Durrësi për në Tiranëm për t'u ngjitur më pas në lartësinë e tensionti të lartë. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe shërbimit zjarrfikës. 

Pas negociatave me policinë dhe familjarët e tij, 53-vjeçari ka zbritur nga shtylla duke i dhënë fund kështu aventurës së tij të rrezikshme. 

Policia sqaron gjithashtu se shkak për këtë veprim të 53-vjeçarit ka qenë problemet e pronësisë. 

Mustafa Plaku është një personazh i njohur për policinë pasi ka kërcënuar edhe më parë me hedhje nga lartësitë. 

[gallery]23937[/gallery]
zbret nga shtylla
Mustafa Plaku duke zbritur nga shtylla

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës.

Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat.

Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku.

Redaksia Online
l.q/j-sh Shqiptarja.com