TIRANE - Një histori pasioni, mund të ishte kthyer në një tragjedi në këto orë të mbrëmjes së sotme, por fatmirësisht ka kaluar vetëm me një kërcënim me jetë për t’u hedhur nga kati i 13 i një pallati në kryeqytet në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit.
Gentjan Gega, kishte disa kohë që ishte ndarë nga e dashura e tij, për shkak të një vendimi të marrë nga 18-vjeçarja Sidorela dhe nuk kishin pasur asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Ky fakt nuk ishte pranuar nga 30-vjeçari i cili mendoi të zgjidhte këtë akt vetëflijimi, duke zgjedhur pikërisht pallatin e ish-së dashurës së tij, për të kërcënuar se do të vetëhidhej nga kati i 13.
Polcia e ka pasur të vështirë të negociojë me të riun pasi i është dashur të flasë edhe me Sidorelën, ish-të dashurën e tij, e cila pas disa përpjekjeve bëri të mundur që Gentjani të zbriste nga lartësia e pallatit ku kërcënoi me jetë.
Të dy të rinjtë, të cilët i përkasin komunitetit rom, janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë premtimi që i ka bërë Sidorela ish-të dashurit të saj, për të hequr dorë nga akti ekstrem që mendoi të ndërmerrte.
Gentjan Gega ishte i divorcuar dhe nga martesa e tij kishte një fëmijë 5 vjeç. Shtëpia e 30-vjeçarit ndodhet në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com