Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, kërcënonte brazilianen që njohu në rrjetet sociale: Më jep para të të mos publikoj videot intime që më ke nisur! Më pas të jap edhe pasaportën

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, kërcënonte brazilianen që njohu në rrjetet sociale: Më jep para të të mos publikoj videot intime që më ke nisur! Më pas të jap edhe pasaportën

Foto ilustruese

Një 29-vjeçar, i identifikuar si Eraldo Dervishi ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kërcënonte një braziliane që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa pamjeve intime që ai dispononte.

Të dy janë njohur në rrjete sociale. Gjatë takimit, Dervishi i ka marrë pasaportën dhe i ka thënë "do më japësh lekë nëse do të të mos publikoj videot që më ke nisur, dhe më pas të të jap pasaportën."

Burime bëjnë me dije se 19-vjecarja e njihte Eraldon vetëm me emrin shkurt, i dinte dhe numrin e telefonit dhe ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës.

Brenda pak orësh u bë arrestimi i Dervishit, i cili akuzohet për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Një aparat celular dhe një pasaportë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë