Tiranë/ Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e fshatrave në Zall-Herr sërish në protestë! Fëmijët bojkotojnë mësimin

TIRANË- Banorët të fshtrave të  njësisë administrative në Zall-Herr, konkretisht banorët e fshatit Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj, po protestojnë sërish sot pasi kërkojnë asfaltimin e 3500 m rrugë.

Kjo është hera e dytë që banorët dalin në protestë, ndërkohë që thonë se sot nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë.

'Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së.'- u shpreh një banorë.

Në shenjë protestë banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Po ashtu sipas tyre, shpërthimet masive që ndodhin për shkak të aktivitetit të guroreve e kanë bërë fshatin të pabanueshëm nga ajri i ndotur dhe problemet në furnizimin me ujë të pijshëm.

Rruga, përveç lehtësimit për jetën e banorëve, lidh Tiranën edhe me liqenin e Bovillës, që së fundmi është kthyer një atraksion turistik, me interes për të huajt dhe vendasit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joker: 11/09/2023 11:13

    BRAVOOOOO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente