Tirane/ Kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Një i katërt në kërkim! AMP hap kamerat

Tirane/ Kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Një i katërt në kërkim! AMP hap kamerat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po heton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme kur Kreu i shoqatës së Transporteve Ndërqytetës, Eneo Sulejmani në tentativë për tu larguar goditi me makinë 3 agjentët e antidrogës. Për tu vetëmbrojtur njrëi prej efektivëve qëlloi.

AMP thotë se po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedurale përfshirë këqyrjen dhe analizimin e pamjeve filmike të vendit të ngjarjes, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e proporcionalitetit të veprimeve policore, nëse ato kanë qenë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Veç të arrestuarve Eno Sulejmani, Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj në kërkim është edhe një shtetas me inicialet M. H.

"Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë kryerjes së veprimeve policore, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar, punonjësit e Policisë u kanë bërë disa herë thirrje personave të dyshuar të ndalonin tentativat për t'u larguar dhe në kushtet kur drejtuesi i mjetit nuk është bindur, duke kryer manovra me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë, është përdorur armë zjarri për neutralizmin e mjetit.

Për shkak të veprimeve intensive të punonjësve të Policisë si dhe lëvizjeve të çrregullta të automjetit, predha e armës, ka shpuar pjesën e derës së drejtuesit të automjetit, dhe si rezultat është plagosur shtetasi E.S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E.S., SH.O., I.B., si edhe u shpall në kerkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë" thuhet ne njoftimin e AMP-se.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Tiranë, kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Polici e qëllon! Arrestohen dhe 2 pasagjerët! Një tjetër në kërkim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj