Kundërshtoi policinë, arrestohet personazhi i njohur i botës së krimit në Tiranë! I dënuar më parë me 25 vite burg për vrasje të trefishtë

Kundërshtoi policinë, arrestohet personazhi i njohur i botës së krimit në Tiranë! I dënuar më parë me 25 vite burg për vrasje të trefishtë

Elidon Kotorri

TIRANË- Një personazh i njohur i botës së krimit, Elidon Kotorri është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar.

Kotorri, 49 vjeç, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer 19 vite, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 23/10/2024 20:09

    dhe per te gjithe ata qe menojne qe vin boroven e ka vra altin lame ja fusin kot. per altin lamen mund te ket shku ton zajmi po ate dite kur eshte vra ervini ka qene dhe lir bardhi ne makine qe eshte plagos dhe ai i ka pa po nuk eshte ndi hic, pastaj vrarne dhe gysin keto dhe i shkoshin dhe ne varim e qeshin me macokun kur thoshte do ja marim hakun se kete pune bote macoku kuhs vritej shkote ne varim dhe thoshte do ja marim hakun po sdinte asigjo per auotret. macoku u bo shofer te renea dhe i prezantoj keto me persona qe punonin aty i jepshin ndonje lek keta se kishin lek malli me thase plus lek pengmarjesh e grabitjesh. dhe macoku ka qene me xhabaftet qe dominonin tiranen deri te qendra aty fillonte grupi restorantit naimi tos keta meti jari as topalli rejnoldi cico dhe eskili. elskilin e vrau caseari per oqen se ishte duke e keput tanin ai shkoi me vrap ja ngjiti te brinja e keputi mu te rruga durrsit

    Përgjigju
    • 27X: 31/10/2024 09:08

      po borova me vajdinin ca problemesh kan pas ? jo per gjo po hala permenden krejt kto histori ne tirane

    • miri: 30/10/2024 23:14

      per me gjet kush e vrau oqen mediani kerkoi ndihme nga vajdini plus vajdini me met hasen rrinin gjithe diten bashke. dhe filloi vajdini ke koshte inot thoshte ja u ka vra filoni dhe se zinge java. tha per vini se kishte hallin e altinit nipit, pastaj tha iljazi katroshi kishin sherr oqa me medianin me ate dhe vellain, pastaj tha gent kadaifi qe ka mundesi kishte plagos te rruga kavajes oqen dhe fatojn naxhakun e vrau fatjoni gentin. pastaj nje ne sleite deri sa e gjeten e kishte vra spartak ymeri nje kombinats per 150 mije $ se oqa i kishte vu gjobe njerit dhe ai i dha leket tak ymerit i tha vrite ne mes te pazarit e vrau te bar amerika. tak ymerin e vrane mediani albani dhe denisi te spitali e bone copa me mitraloz dhe vini me mitraloz e vrane, shume veta thone ka qene mitralozi vajdinit ai ja ka dhene

    • miri: 30/10/2024 23:06

      keto kan qene plus minus nje moshe dhe shume afer me lagje. myslym shyri ka pas 3 vellezerit demiri altin demiri ka qene trupi me i bukur i plazhit, i varu vin borova te 3. te rruga kavajes ka qene oqa dhe katrosht. te mine peza tan dajti. te rruga durresit edrgar libihova shoku i ngushte i vin boroves dhe cesari shoku i ngushte i oqes edgari ka vra eskilin mu te nokia vjeter ne rruge dursit sepse eskikili ishte duke vra oqen, skenen ta them here tjeter. te parku ka qene elidoni ton mijushi denis cuci mili xhires ose emiljano shullazi altin shtylla dhe mackoku. te vasil shanto genc ferhati dhe and comi dhe quku vellai i elton deliut. keto vec njeri tjetrin kane vra. oqa ka qene shume i lidh me met dhe jar hasen dhe kishte epersi sepse jari ka qene tmerri i tirones bashk me gramoz comin edhe pse jari ka qene dy vjet me i vogel se oqa dhe mediani por nuk ka pas njoft arsye e ka mesu naimi qe ne tetvjecare e ka stervit per killer.

    • 27X: 30/10/2024 18:54

      Si ka nis ngaterresa mes ketyre qe u perfshine te gjithe ? Dhe ca historie ka pas tan oqja dhe vin borova se rreth atyre te dyve rrotullohet cdo gjo

  • miri: 23/10/2024 19:59

    na tju them nje histori qe vec pak e dine. tan oqa ka vra bujar kaloshin se ishte shok me orik shytin. po pak e dine qe ne 1990 oriku 13,14 vjec ka plagos denis ginen me pistoletet e hajredinit babes vet qe ishte minister dhe shef policie. keto kane jetu te gjithe ne nje lagje dhe te gjithe jane njoft me njoni tjetein nje dite ziheshin nje dite pajtoheshin nje dite vriteshin

    Përgjigju
  • miri: 23/10/2024 19:56

    per oqen bene masakra ata fillun tu vra rrob kot vec me dyshime e intriga qe i servirnin vajdini ben dashi e keto. kur ka vra albani lir bardhin eshte arrestu dhe liru per 20 minuta e ka pak dyshi direkt se ka fillu tu gjujt ne ajer se boni karambol. albanin e ka meru ton mijushi dora vet qe e vrau sajmir comi. ton mijushi elidoni parkut denis cuci kane qene grupimi i xhabafteve. denis cuci shkoi te merte gjoben te kafer europa qe e kishte vene cimi po aty i merte leket jari me metin sa shkoi denisi e kepeuten direkt. dhe gjejrgj cukali ka qene ushtari i tan xhabaftit. qe ne 1996 vete cimi i kishte fal nje zastava te vogel. kush do info le te shkruaj se jena merzit me gazetar leshi qe kane ardh ne tiron 2012 dhe bojn sikur i kane njoft

    Përgjigju
  • miri: 21/10/2024 07:25

    denisin se ka pas njeri ne llogari per te forte ka qene tan oqa mediani fatjon naxhaku dhe cesari killera. denisi u be mediatik se ishte asisteni i maks haxhis. albani ilir bardhi marsel sotiri dhe vironi curri u futen ne dogane anti kontrabande dhe u bene shok i futi ben malaj gaz dami dhe ben ahmetaj. mediani u fut ne garde. alban dani ka fut heroinin qe ne 90 me beze nga turqia bashke me dajen tahir muhedinin dhe vellain e vet. pastaj hyni oqa dhe hapi ate piken e mallit te zogu zi perballe qemal stafes. oqes i mori motorrin arjan hoxha yberishtit duke qene se oqa ishte shoku i jarit dhe ad topallit i dhane perkraje ato dhe e vrau arjan hoxhen te parku rinia. pjesa tjeter vin borova eno shqypi edgar libohova genc ferhati erald hashorva and comi ishin fraksion tjeter njifeshin po skishin shoqeri te ngushte. eno dhe ervini kihsin problemi me vajdinin kur ishte shef krimesh te kom 2. eno i hodhi bombe kur ishte te oborri se kom 2 ka qene ku eshtr sot drejtoria tiranes.

    Përgjigju
    • miri: 30/10/2024 23:09

      nuk kane pas vene gjoba ato ishin me shume me peng marrje. mall po kan pas qarkullu qene ne 1990 se keto shkun ne amerike ku i priti arjan selimi i cili ishte arratis me familjen qe ne 1980 cau baba vet ne ziz traun e doganes dhe nga mali zi shkun ne amerike. arjani ishte shok me denisin dhe albani dhe kur shkun keta ne amerike i mesoi si punohej malli. kur erdhen daja albanit merej me tregti me turqine dhe fillu tu sjelle heroine. oqa u fut me vone ne historiti e mallit.

    • 27X: 30/10/2024 10:09

      po si u bashkun keto qe bone gjobat dhe trafikun e pastaj pse u percane ?

    • @Poku: 22/10/2024 19:26

      E ka thon me posht. E ka vra Denis Gina me Alban Danin e Medjan Shehun se dyshonin qe Ili kishte vra Tan Oqen.

    • Poku: 22/10/2024 13:13

      @miri shof qe di shume histori per cunat e atyre viteve. Per Iljaz Katroshin (Ilin) ca info ke,kush e vrau dhe pse e vrane?

  • Iris: 21/10/2024 00:59

    3 vrasje, i denuar per jete,i rikthyer ne gjyq per teknikalitete,i ridenuar me 25 vjet,i ulet denimi me gjykim te shkurtuar,lirohet pas 19 vjetesh!! Kesaj i thone drejtesi e tredhur.

    Përgjigju
  • Lezha: 20/10/2024 13:50

    Me kyt rast Po I lan tana gjynahet

    Përgjigju
  • Tani: 20/10/2024 12:26

    Se kuptoj si e lejon shteti kto me 100 sherre e perdhunime cdo dite vazhdon per mos te folur per vrasjet pa lidhje qe ka bere ne njerez te pa fajshem pse shef dhe pse me lage me makine, se ato qe dihen jane 4-5 vete te vrare po jane nja 20 tjere qe sdihen.. Kto jane psikopate me probleme mendore pa familje pa asgje Qe nuk mund te jete te qete kurre jashte hekurave!

    Përgjigju
    • miri: 20/10/2024 20:54

      te blloku jane vra shume nqs e ke per sentin te libri universitar perballe ish ambasades kroata eshte vra se ke qene me and comin ne tavoline. senti ose sentiljano elezi dhe and comi kane pas dashnoret shoqe te ngushta rominen dhe melisen. senti ka qene komshi me vin boroven andi ne genc ferhatin. melisen e ka kap nga krahu per ta ndalu ton zajmi shoku ngushte i altinin dhe elidonit dhe comi i ka fut plumbin ne doren qe e ka kap nga krahu ose te pakten kjo eshte hostoria. pastaj e vrau te klub partizani ne vrasje ka qene dhe mili me sentin. elidoni dhe altini i vrane pastaj te libri sentin dhe nje tjeter comi shpetoj e vrane mbas nje jave te vasil shanto te gjykata. ka dhe nje vrasje tjeter ne bllok ku eshte vra alb cela po aty altini ka dash me vra tuzin albi e hengri kot. tuzi ka qene hajduti i vin boroves vidhte benza po ska qene per plumb se dhe gjergji e rrifte i vite gjoba. ska lidhje denis gina ne kete histori pavarisht se te gjithe ishin te njoft me njeri tjetrin. denisi mediani dhe albani me gjasa mund te kete qene dhe ton zajmi kane vra ervin boroven per pune lekesh dhe malli dhe me dyshimin se ai mund te kishte vra tan oqen. per oqen vrane 7 veta ata deri sa e gjete qe e kishte vra spartak ymeri qe e grin me mitraloz te spitali. nderkohe kishin vra iljaz katroshin nje nga personat me te rrezikshem te viteve 90, pastaj vrane gent kadaifin e vrau fatjon naxhaku se dhe te ai dyshonin pastaj vin boroven pastaj vrane nje ne selite.

    • @miri: 20/10/2024 19:46

      Po Denis Gina I filloi gjith pislliqet mer legen. Ça do boshin kto? Tju ulshin n gjunj?

    • @miri: 20/10/2024 16:47

      Elidoni ka qene cuni i mire sipas teje?? Po ata te dy qe vrau tek blloku gabimisht apo i harrove? Me vjen çudi si qenka akoma ne tirane dhe ende gjalle ky kellire! Sikur flitet qe e ka perdorur dhe Likja me Monen per nja dy vrasje di gje ti? Di gje kush e ndihmoi qe ja hodhi burgut perjete? Po ajo katundarja edukatore burgu qe e zuri ky dashnore nga eshte? Jane shume gjera qe nuk di per kete killer. Te dyja palet nje m.t ishin por ky jeton akoma.

    • miri: 20/10/2024 15:20

      sepse ata qe ka vra ky kane qene me plera sidomos ai and comi dhe ai senti kriminela qe 12 vjec ndyrsira po ju qe skeni jetu ne tirane skeni nga me i njoft. gjithe grupi atyne duke fillu me vin boroven eno shqypin milin edgarin quku and comi deri te senti ben drenova e rud balluku dhe ai plera tjeter gjergj cukali. vec genci ka qene njeri tamom

    • Analisti: 20/10/2024 13:35

      Koment shume i sakte. I lejon sepse do rremuje dhe ankth ne popullate.

  • Real: 20/10/2024 11:45

    Ne tirane qenka ky plehu akoma? Rihapjani procesin dhe kalbeni ne burg sa as per te jetuar nuk meriton me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK