TIRANË- Arrestohet në flagrancë Sabah Nuzi, pasi kundërshtoi forcat "Shqiponja" për t'iu nënshtruar kontrollit fizik dhe fshihte në trup lëndë narkotike.

Ai akuzohet për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kundërshtoi forcat e policisë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J. T., për veprën penale "Moskallëzim i krimit".