Tiranë, lejet e ndërtimit për
35 ditë, 13 ditë për pronën

Tiranë, lejet e ndërtimit për<br />35 ditë, 13 ditë për pronën
TIRANE- Qeveria thjeshton procedurat në marrëdhëniet shtet – biznes për të thelluar përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Vendimi është bërë i ditur sot në mbledhjen e zgjeruar të Task Forcës së Reformës Rregullatore, ku merrnin pjesë si të ftuar edhe përfaqësues të shumë institucioneve por dhe përfaqësues të Bankës Botërore, IFC

Qeveria vendosi reduktimin e procedurave të regjistrimit të biznesit nga 5 që janë sot në vetëm 2 dhe kostoja e regjistrimit ulet në vetëm 100 leke, nga rreth 112 lekë që ka qenë.

LEJET E NDERTIMIT NE TIRANE
Reduktohen dhe numri i procedurave dhe koha për të marrë një leje ndërtimi në Tiranë. Numri i procedurave reduktohet nga 24 që janë sot në 5 dhe dhe kohëzgjatja për të marrë një leje ndërtimi është parashikuar të ulet nga 436 ditë, që kanë qenë, në 35 ditë.

“Kjo e bën të krahasueshme Tiranën me SHBA ku duhen 40 dite. -shkruhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave ku shtohet se deri vjet Tirana klasifikohej ne vendin e fundit në rajon dhe në botë sa i përket procedurave për lejet e ndërtimit.

FURNIZIMI ME ENERGJI
Për furnizimin me energji, numri i procedurave reduktohet në 4, nga 6 që është sot, numri i ditëve nga 177 që është sot ulet në vetëm 45 ditë ndërsa kostoja reduktohet afro 3 herë.

REGJISTRIMI I PRONES
Për regjistrimin e pronësisë, numri i procedurave përgjysmohet - pra nga 6 që janë sot bëhen 3, ndërsa numri i ditëve të duhura për këtë proces reduktohet me 3 herë, pra nga 33 ditë që është sot bëhet 13.

PAGESA E TAKSAVE
Për pagesat e taksave do të ulet kontributi i punëdhënësit nëpërmjet heqjes së pagës së referencës; dhe thjeshtimit dhe shkurtimit të kohës, kostove dhe procedurave nëpërmjet veprimeve që do të kryhen online.
TREEGTIA E JASHTME
Për tregtinë e jashtme, dokumentet për eksport do të reduktohen me më shumë se gjysma , nga 7 që janë sot, në vetëm 3 dokumente ndërsa dokumentet për import reduktohen nga 8 që janë sot në 4. Koha e nevojshme për eksportim do reduktohet me 5 herë, nga 19 ditë që janë sot në 4 dite ndërsa koha për import do të reduktohet me 6 herë, nga 18 ditë në vetëm 3 ditë.

Kryeministri Berisha, i cili drejtoi mbledhjen e Task Force, tha se thjeshtimi i procedurave bëhet në kuadër të reformave për përmirësimin e klimës së biznesit, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Kryeministrin e konsideron një nga objektivat më madhore të kësaj qeverisjeje. “Rezultat i kësaj politike ka qenë rritja e numrit të bizneseve, përthithja e katër miliardë investime të huaja në 6 vjet, rritja ekonomike dhe rënia e papunësisë, trefishimi i eksporteve, etj.”- tha kreu i qeverisë.
“Rezultat i kësaj politike ka qenë rritja e numrit të bizneseve, përthithja e katër miliardë investime të huaja në 6 vjet, rritja ekonomike dhe rënia e papunësisë, trefishimi i eksporteve, etj.”- tha kreu i qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike