Tiranë, lojëra fati pa leje, në
hetim dy pronarë lokalesh/ VD

Tiranë, lojëra fati pa leje, në<br />hetim dy pronarë lokalesh/ VD
TIRANË-Janë proceduar dy pronarë lokalesh në kryeqytet, pasi ushtronin pa leje aktivitetin e lojërave të fatit.
 
Në rrugën "Aleksandri i Madh", në ambientet e brendshme të lokalit bar, në përdorim të E.D. 33 vjeç, gjatë kontrollit janë konstatuar 10 persona duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati.
 
Pronari është proceduar, ndërsa janë sekuestruar në total 4 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letra bixhozi, një sasi lekësh dhe 1 DVR e kamerave të lokalit.
 
Ndërsa rasti i dytë u evidentua në rrugën "Mikel Maruli" në ambientet e lokalit për loto sportive, në përdorim e S.R. 29 vjeç.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar është konstatuar aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit, ndërsa janë sekuestruar 3 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR të kamerave të lokalit dhe një shumë lekësh.
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Organizim i llotarive të palejuara", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari