Tiranë, LSI rënie në njësinë 3, PS
rritje me 7%, Xhaçka: Nuk e prisja

Njësia nr. 3 në Tiranë ka qenë një ndër njësitë e vetme ku LSI ka shënuar një rënie të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.
 
Në njësinë nr. 3, PS ka marrë 51.77% të votave krahasuar me 45% në 2013, rritje me 7%, ndërkohë që LSI ka marrë 10.55% nga 12.1 % nga viti 2013.
 
Pra LSI ka pësuar një rënie me -1.3% ose 700 vota në këtë njësi në Tiranë, ndërsa PS ka pësuar një rritje me 7% të votave.
 
Në këtë njësi konkurronte nga PS, Olta Xhaçka, e cila e ftuar në Report Tv u shpreh se është një përgjegjësi e madhe besimi i qytetarëve.
 
"E kemi pasur objektiv 71 mandatet, por nuk e prisja, jam e emocionuar nga kjo mbështetje që kemi marrë, pasi 2013 ishte rezultati më i mirë dhe ishte e pamundur për ta thyer atë" deklaroi Xhaçka.
 
Më pas Xhaçka u ndal edhe te disa nga objektivat e mandatit të dytë.
 
Kanabisi është një problem serioz, por nuk është i këtyre 4 viteve, pasi është mbaruar.
 
Kemi bërë gjithçka për ta luftuar. Zero tolerancë, por krimi është një hap para gjithmonë dhe kjo gjë dihet.
 
Në 4 vitet e ardhshme, zero tolerancë edhe për kultivuesit për ta parandaluar
” deklaroi ajo. 

Xhaçka
Rezultatet e 2013 dhe te 2017 në njesine nr.3 ne Tirane


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen