Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçareje ka ndodhur në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kombinatit pranë zonës së njohur së “Misto Mames”.
Nga hetimet e para dyshohet se 30-vjeçarja është goditur teksa po kalonte rrugën. Policia nuk ka bërë ende të ditur emrin e viktimës, për arsye se nuk kishte asnjë mjet indentifikimi me vete.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve të marra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetiti. Në praga ka përfunduar Roven Senolli, 37-vjeç, i cili drejtonte mjetin me targa AA832JB.

(Pamje nga vendngjarja)

(Në foto: Automjeti që aksidentoi kalimtaren)
Redaksia Online
(Andi Qosja/a.ç/g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO