TIRANE-Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në zonën e Freskut në rrugën e Dajtit.
Pas njoftimit zjarrfikësja ka mbërritur duke shuar flakët, ndërsa shoferi ka dalë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime.
E ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, që ka bërë që mjeti të marrë flakë.
Muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa janë shënuar edhe raste kur makinat janë përfshirë nga flakët si pasojë e defekteve teknike.
Komento