TIRANE-Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur rreth ores 18 00 në zonën e Saukut në kryeqytet. Një automjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për një person të moshuar, por nuk dihet mosha e saktë dhe identiteti i tij. I moshuari është dërguar menjëherë pranë spitalit të Sanatoriumit, por ka qënë tepër vonë për ndërhyrjen e bluzave të bardha. Nderkaq policia ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
(jd/shqiptarja.com