Mashtroi familjarët e viktimës së një aksidenti ndodhur në vitin 2013, arrestohet nga policia e Tiranës avokati Myrteza Myftari 56 vjecar.
Myftari është personi që shihni në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com ndërsa arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të depozituar në polici nga familjarët e viktimës F.R.
Nga hetimet dhe kallëzimi i bërë rezulton se familjarët e viktimës F.R janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit me një shumë prej 2.722.424 lekë, por këto para sipas kallëzimit avokati nuk jua ka dhënë asnjëherë.
Pas kallëzimit janë kryer hetimet dhe sipas policisë pretendimi i familjarëve të viktimës së aksidentit ka rezultuar i vërtet cka ka cuar në prangosjen e avokatit.
Ndaj tij janë ngritur dy akuza ajo e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ndërsa aktualisht ai është duke u mbajtur në ambjentet e izolimit të drejtorisë së policisë tiranë.

Avokati Myrteza Myftari
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO