TIRANË- Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur te Liqeni Artificial. Trupi i pajetë është gjendur rreth orës 19:05 dhe është edhe i paidentifikuar.
Nuk dihen ende rrethanat, nëse bëhet fjalë ose jo për vetëvrasje apo motive të tjera.
“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
![]()
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)