Tiranë/ Me 88 doza kanabis, pranga 3 të rinjve! Tentuar t'i ikin policia, por arratia u zgjati shumë pak

TIRANË- 88 doza kanabis kanë çuar në arrestimin e tre të rinjve në qytetin e Tiranës.

Pas dyshimeve ato janë thirrur nga policia për të ndaluar, por nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu, duke ikur me shpejtësi me një mjet tip " Volkswagen", megjithatë arratia iu zgjati shumë pak.

Ato u kapën nga forcat 'Shqiponja', ku mësohet se në pranga kanë rënë E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim".

"Forca e posaçme "Shigjetat" godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular. Vihen në pranga 3 shtetas. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme "Shigjetat" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip "Volksëagen" me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme "Shigjetat". Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim", njofton policia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë