TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në pranga dhe 14-vjeçar është vënë nën hetim pasi grabisnin qytetarët në sheshin ‘Skëndërbej’ duke i kërcënuar me thikë dhe pistoletë lodër.
Në mes të sheshit ‘Skëndërbej’ të rinjtë kërcënonin me armë dhe pistoletë lodër qytetarët që kalonin dhe më pas u grabisnin sendet personale. 3 raste të vjedhjes ka arritur të dokumentojë policia, përmes së cilave ka çuar në pranga 20-vjeçarin K. B., dhe 16-vjeçarin R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar 3 celularë, që të rinjtë i kishin vjedhur, si edhe sende të tjera me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.